Manchester United mposht Forest, Bruno Fernandes barazon rekordin historik të asistimeve

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Manchester United vazhdon formën pozitive në fund të sezonit, pasi mposhti 3-2 Nottingham Forest në një sfidë spektakolare të Premier League. “Djajtë e Kuq” kaluan shpejt në avantazh me Luke Shaw, i cili realizoi në minutën e 4-t pas pothuajse tre vitesh pa gol.

Forest reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi me Morato në minutën e 53-të, por United riktheu menjëherë epërsinë me Cunha, në një aksion të shoqëruar me polemika për një prekje të topit me dorë nga Mbeumo që nuk u ndëshkua nga VAR.

Më pas, Bryan Mbeumo gjeti golin e tij në minutën e 76-të pas një asistimi të Bruno Fernandes. Me këtë pasim vendimtar, portugezi arriti në kuotën e 20 asistimeve këtë sezon, duke barazuar rekordin historik të Premier League të mbajtur nga Thierry Henry dhe Kevin De Bruyne.

Nottingham Forest ngushtoi diferencën me Gibbs-White vetëm dy minuta më vonë, por United ruajti avantazhin deri në fund.

The post Manchester United mposht Forest, Bruno Fernandes barazon rekordin historik të asistimeve appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: