Celtic është shpallur kampion i Skocisë për sezonin 2025/26, duke fituar titullin e 56-të në histori pas një përmbysjeje dramatike në javën e fundit.
Skuadra nga Glasgou mposhti Hearts 3-1, me golin vendimtar të Daizen Maeda në minutën e 88-të dhe vulosjen e fitores nga Osmand në shtesë. Me këtë sukses, Celtic e mbylli kampionatin me 82 pikë, dy më shumë se Hearts.
Klubi nga Edinburgu ishte shumë pranë titullit të parë pas 65 vitesh dhe kishte nevojë vetëm për një barazim, madje kaloi i pari në avantazh me Shankland. Por penalltia e Engels dhe rikthimi i Celtic shuan ëndrrën e Hearts në minutat e fundit.
Ky sezon u shoqërua edhe me polemika për arbitrimin dhe VAR-in, ndërsa Celtic siguroi titullin e pestë radhazi nën drejtimin e Martin O’Neill.
The post Celtic kampion në dramën e fundit, Hearts humbet titullin pas 65 vitesh appeared first on Euronews Albania.
