PSG merr trofeun në derbin me Paris FC, festë e dyfishtë në “Jean-Bouin”

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Rreth 19 mijë tifozë pritet të ndjekin të dielën në mbrëmje derbin mes Paris FC dhe Paris Saint-Germain, në sfidën e fundit të sezonit në Ligue 1, që do të shoqërohet me ceremoni festive para dhe pas ndeshjes.

Sipas L’Équipe, PSG do të marrë trofeun e kampionit të Francës përpara nisjes së takimit, në një ceremoni të pazakontë dhe pa podium në fushë. Trofeu pritet të dorëzohet nga presidenti i LFP-së, Vincent Labrune, ndërsa edhe Paris FC po shqyrton mundësinë për të nderuar kampionët francezë.

Pas ndeshjes, Paris FC ka organizuar festime për mbijetesën në elitë dhe rikthimin në Ligue 1 pas 46 vitesh mungesë. Gjithashtu do të nderohen katër lojtarë që largohen nga klubi: Timothée Kolodziejczak, Julien Lopez, Pierre-Yves Hamel dhe Rémy Riou. Mbrëmja do të mbyllet me shfaqje dritash dhe fishekzjarresh.

The post PSG merr trofeun në derbin me Paris FC, festë e dyfishtë në “Jean-Bouin” appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: