Euronews Albania zbardh arsyen e arrestimit të tre studentëve në protestën për gjuhën shqipe në Shkup

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Gjatë protestës së sotme studentore në Shkup është regjistruar një incident që ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë dhe arrestimin e tre personave.

Policia e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar zyrtarisht se gjatë protestës janë ndaluar tre shtetas të vendit, pa dhënë detaje mbi identitetin apo përkatësinë e tyre etnike.

Megjithatë, Euronews Albania mëson nga burime jozyrtare se të arrestuarit janë dy studentë shqiptarë dhe një student maqedonas.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi, si dhe nga vëzhgimet në terren gjatë zhvillimit të ngjarjes, incidenti dyshohet të ketë nisur pas një komunikimi verbal mes një të riu maqedonas dhe disa studentëve shqiptarë, që më pas ka eskaluar në përleshje fizike.

Nuk dihen me saktësi fjalët që kanë shkaktuar përshkallëzimin e situatës, ndërsa dëshmitarët në vendngjarje raportojnë për tension të lartë që ka vazhduar deri në ndërhyrjen e forcave të rendit.

The post Euronews Albania zbardh arsyen e arrestimit të tre studentëve në protestën për gjuhën shqipe në Shkup appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: