Dani Carvajal “ndan rrugët” me Real Madridin, do të largohet nga Madrilenët pas përfundimit të sezonit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Mbrojtësi veteran Dani Carvajal nuk do të kthehet te Real Madridi sezonin e ardhshëm, tha klubi të hënën.

Madridi tha se klubi dhe lojtari kanë rënë dakord t’i japin fund një kapitulli të mrekullueshëm si lojtar i klubit në fund të sezonit aktual.

Kontrata e Carvajal përfundon në qershor. Mbrojtësi i djathtë 34-vjeçar iu bashkua Madridit në vitin 2002 dhe ka luajtur 23 sezone me ekipin e fuqishëm spanjoll, 10 në akademi dhe 13 me skuadrën kryesore.

“Dani Carvajal është një legjendë dhe një simbol i Real Madridit dhe akademisë së tij”, tha presidenti i klubit Florentino Perez.

“Imazhi i tij përkrah të dashurit dhe të paharrueshëm Alfredo Di Stefano, duke vendosur gurin e parë të Ciudad Real Madrid, do të mbetet përgjithmonë në zemrat e të gjithë madrilenëve dhe në historinë e klubit tonë. Carvajal gjithmonë ka mishëruar vlerat e Real Madridit. Kjo është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.”

Carvajal luajti 450 ndeshje me Madridin, tha klubi, duke shënuar 14 gola dhe duke e ndihmuar klubin të fitojë 27 tituj, përfshirë gjashtë Liga të Kampionëve.

“Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për një nga legjendat më të mëdha të klubit tonë dhe të futbollit botëror”, tha klubi.

“Carvajal është një nga pesë lojtarët në historinë e futbollit që ka fituar gjashtë Kupa Evropiane dhe ka qenë pjesë e një ekipi që ka përjetuar një nga periudhat më të ndritura në historinë tone”, thuhet më tej në njoftim.

The post Dani Carvajal “ndan rrugët” me Real Madridin, do të largohet nga Madrilenët pas përfundimit të sezonit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: