Maqedonia do asimilojë shqiptarët? Ish-Ambasadori: Këtë nuk e bëri dot as ish-Jugosllavia

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ish-ambasadori, Syl Ukshini në një lidhje live në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e zhvilluar këtë të hënë në Maqedoninë e Veriut nga studentët shqiptarë. Ukshini gjatë fjalës së tij u shpreh se studentët shqiptarë nuk po kërkojnë që të ndalohet maqedonishtja por kërkojnë të përdorin gjuhën e tyre që e cilësoi si gjënë më elementare.

“Të thuash në shekullin e 21, shekullin e integrimit, domethënë në Evropë dhe në NATO, të thua që shqiptari s’duhet të përdorë gjuhën!

Këto terma janë përdorur në fund të shekullit XIX, në fillim të shekullit XX kur ishte apo mbijetonte Perandoria e Osmanit dhe Maqedonia po kujton, po mendon dhe unë mendoj që kjo është një pretendim që mund t’ia thej qafën vetë Maqedonisë, që mund t’i asimilojë shqiptarët.

Shqiptarët nuk ka mundur t’i asimilojnë Jugosllavia 22 milion po t’i asimilon ose e zhduk identitetin një Maqedoni që në fakt, ata janë një fis bullgar dhe jo një shtet por që është krijuar si një rajon domethënë për të amortizuar kërkesat serbe, bullgare, greke.

Mbi këto premisa unë mendoj që më e mira e Maqedonisë është që ta shfrytëzoj dëshirën, vullnetin e shqiptarëve për të qenë qytetarë lojal të Maqedonisë dhe shqiptarët nuk po kërkojnë që të ndalohet maqedonishtja, nuk po kërkojnë që ta kufizojnë. Nëse shqiptarët kërkojnë ta përdorin gjuhën e vet, është gjëja më elementare, gjëja më sublime”, tha ai.

The post Maqedonia do asimilojë shqiptarët? Ish-Ambasadori: Këtë nuk e bëri dot as ish-Jugosllavia appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: