“Gjuha shqipe nuk negociohet”, paralajmërohet protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një protestë solidarizuese në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të mbahet të martën në Tiranë, pas tensioneve të krijuara lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës dhe protestave të zhvilluara së fundmi në Shkup.

Protesta është paralajmëruar nga aktivisti Mevlan Ademi përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku ai ka bërë thirrje për mobilizim dhe mbështetje ndaj kërkesave të studentëve shqiptarë.

“Zëri ynë nuk do të ndalet, ashtu siç nuk do të ndalet as kërkesa jonë pa kompromis për zbatimin e Kushtetutës dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Më 26 maj mblidhemi në Tiranë, pas saj në Prishtinë, e më pas, bashkë si ‘të paedukatë’ që na quajnë, do të rikthehemi sërish në Shkup, kësaj here para Qeverisë që shkel mbi të drejtat tona me arrogancë. Ne nuk do të zmbrapsemi. Ne nuk do të heshtim. Gjuha shqipe nuk negociohet”, shkruan Ademi.

Reagimet kanë ardhur pas debatit të krijuar në Maqedoninë e Veriut për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet universitare, çështje që ka nxitur protesta dhe reagime nga studentë, aktivistë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në vend.

The post “Gjuha shqipe nuk negociohet”, paralajmërohet protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: