Kreu 16 vjedhje në biznese të ndryshme të Tiranës, vihet në pranga 32-vjeçari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 32-vjeçar në Tiranë është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Cases”.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas është autor i 16 rasteve të vjedhjes së shumave të parave në disa biznese në Tiranë.

Arrestimi i tij u krye nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të disa qytetarëve, për vjedhje në subjekte të ndryshme.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Cases”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe për vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.

Zbardhen dhe dokumentohen 16 raste vjedhjesh, në disa biznese të ndryshme. Arrestohet një 32-vjeçar, autor i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të disa qytetarëve, për vjedhje në subjekte të ndryshme, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cases”.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas është autor i 16 rasteve të vjedhjes së shumave të parave në disa biznese në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

The post Kreu 16 vjedhje në biznese të ndryshme të Tiranës, vihet në pranga 32-vjeçari appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *