I akuzuar për pastrim parash, arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet një apartament dhe 3 makina

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 31-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi akuzohet për pastrim parash. Në pranga ka rënë i riu Marselo Arani, të cilit janë sekuestruar pasuri me vlerë 136 mijë euro- 1 apartamenti në Durrës dhe 3 automjete, të cilat dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të 31-vjeçarit.

“Në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, u kap dhe u ndalua shtetasi M.A., 31 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 01.12.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’”, njoftoi policia e Elbasanit.

“Gjithashtu, u bë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 136 000 euro (1 apartament në Durrës dhe 3 automjete), të cilat dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi. 31-vjeçari ka qenë i arrestuar më parë në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni”, shtuan të njëjtat burime.

The post I akuzuar për pastrim parash, arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet një apartament dhe 3 makina appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *