Rrëzohet dhe përplas kokën në garën e Botërorit 2024: çiklistja zvicerane Furrer humbet jetën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Aksident i rëndë për zviceranen Muriel Furrer, viktimë e një rrëzimi mëngjesin e sotëm gjatë garës rrugore të juniorëve për femra në kampionatin botëror të çiklizmit në Zyrih të Zvicrës. Muriel, e dërguar në spital me një helikopter të urgjencës, pësoi një dëmtim në kokë dhe ndodhet në “gjendje kritike”. Sipas rindërtimeve fillestare, Furrer humbi kontrollin e biçikletës së saj në një kthesë të tatëpjetë në pyllin me pisha dhe më pas përfundoi e përplasur me një pemë. Furrer, 18 vjeçare, fitoi medaljen e argjendtë si në provën e të rinjve, ashtu edhe në garën rrugore në kampionatin kombëtar zviceran të këtij viti.

Lexo më tejTragjedi në çiklizëm, humb jetën Mader pas rënies në një përroskë

“Jashtëzakonisht i shqetësuar për situatën, Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit, Çiklizmi Zviceran dhe Komiteti Organizativ Lokal i Zyrihut 2024 po monitorojnë nga afër zhvillimet dhe do të komunikojnë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në një njoftim për shtyp të UCI. “Për momentin nuk ka fakte të vërtetuara se si ka ndodhur aksidenti – vazhdon komunikata -. Hetimet janë duke u zhvilluar nga organet kompetente. Për këtë arsye nuk do të mund të jepen informacione të mëtejshme deri në njoftimin e dytë”. Garat çiklistike, ndërkohë, nuk janë pezulluar.

The post Rrëzohet dhe përplas kokën në garën e Botërorit 2024: çiklistja zvicerane Furrer humbet jetën appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *