Vjen “Giro d’Italia”, Rama paguan 7 milion euro nga paratë e shqiptarëve

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Nëse është problem parash, nuk është problem për qeverinë e popullit më të varfër të Europës. Prandaj edhe qeveria e Edi Ramës do të paguajë 7 milionë euro nga paratë e shqiptarëve për të sjellë në Shqipëri “Giro d’Italia”, garën e famshme të ciklizmit që jemi mësuar ta ndjekim nga ekrani i Rai.

Në maj të vitit tjetër, raporton La Repubblica “Giro d’Italia” zhvendoset në Shqipëri pasi qeveria Rama është gati të paguajë shumën e duhur. Në ndërkohë, raportet ndërkombëtare e rendisin popullin shqiptar si më të varfërin në rajon dhe në Europë, ndërsa rritja më e fundit për pensionistët ishte vetëm 4 mijë lekë të vjetra.

Megjithatë pensionistët do të  kenë luksin të shohin nga ekranet e televizioneve shqiptare atë që deri dje e shihnin tek ato italiane. Për më tepër, gara do të zhvillohet në maj 2025 kur do të jetë edhe kulmi i fushatës së ardhshme për zgjedhjet parlamentare, koha më e mirë për “cirk dhe bukë”.

The post Vjen “Giro d’Italia”, Rama paguan 7 milion euro nga paratë e shqiptarëve appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *