4 nga 16 emigrantët e Gjadrit do kthehen në Itali/ Vërshojnë kritikat ndaj Melonit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

4 nga 16 emigrantët që u sollën mëngjesin e kësaj të mërkure në portin e Shëngjinit do të dërgohen në Itali. Gazeta italiane “La Repubblica” shkruan se 2 prej tyre rezultojnë të jenë minorenë 16-vjeçarë nga Bangladeshi ndërsa 2 të tjerë në një gjendje të rënduar shëndetësore.

Nga qendra e pritjes shqiptare ku kaluan gjithë ditën, dy të miturit u shoqëruan nga një skaf i Guardia di Finanza për në anijen “Libra” të marinës italiane. Të miturit u identifikuan falë UNHCR-së, ekipet e së cilës po monitorojnë procedurat që po zhvillohen në këto qendra. Gjatë intervistave ata shpjeguan se ishin vetëm 16 vjeç dhe se e kishin ndërmarrë udhëtimin vetëm.

“Ky është konfirmim i absurditetit të masave që kjo qeveri ka vendosur të përdorë, pavarësisht se identifikimi i emigrantëve në det është i paligjshëm dhe cenon normat ndërkombëtare dhe kushtetuese”, – shkroi kreu i së majtës italiane Nicola Fratoianni.

“Ky mekanizëm nuk është vetëm një makinë shpërdoruese parash, por tashmë ka të meta të dukshme. Nëse vetëm me 16 emigrantë ata nuk ishin në gjendje të identifikonin dy të miturit, ç’do të ndodhë kur të ketë qindra emigrantë” – shkruan Angelo Bonelli i të Gjelbërve.

“Prania e dy të miturve në mesin e emigrantëve të çuar në qendrat e paraburgimit në Shqipëri është një lajm shqetësues dhe tregon paqëndrueshmërinë e procedurave, të cilat në testin e parë me një numër shumë të vogël njerëzish, tregojnë se ata nuk janë në gjendje të përballojnë” – u shpreh Riccardo Magi, sekretari i partisë “+Europa”

“Përzgjedhja arbitrare e bërë në det të hapur nuk mjaftoi për t’i shpëtuar detyrimit për t’i pritur ata në Itali. Hipën edhe dy të mitur. Një tjetër shkelje e të drejtave të më të cenuarve”, – akuzoi organizata joqeveritare italiane “SeaWatch” në rrjetin X. Kjo organizatë është goditur edhe nga kryeministrja Meloni. ©LAPSI.al

The post 4 nga 16 emigrantët e Gjadrit do kthehen në Itali/ Vërshojnë kritikat ndaj Melonit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *