Kategoria e Parë/ Flamurtari merr kreun, Apolonia dhe Burreli ndahen në “paqe”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kategoria e Parë ka një lider të ri. Flamurtari fitoi me shifrat e thella 4-0 ndaj Pogradecit, për të marrë kreun e renditjes.

Dominim absolut nga vlonjatët, që ia dolën të shënojnë katër herë, për të marrë fitoren e shtatë radhazi në kampionat.

Me këtë sukses, Flamurtari merr vendin e parë në renditje me 21 pikë, po aq sa edhe Vora e vendit të dytë.

Pas javës së tetë, Besa zbret në vendin e tretë me 20 pikë, pas barazimit pa gola ndaj Erzenit.

Në sfidën tjetër të luajtur këtë të hënë, Apolonia barazoi në shtëpi 1-1 ndaj Burrelit.

The post Kategoria e Parë/ Flamurtari merr kreun, Apolonia dhe Burreli ndahen në “paqe” appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *