Duet gjeneratash! Dua Lipa dhe Cher në një performancë të jashtëzakonshme

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një duet gjeneratash. Kështu mund të konsiderohet ai mes Dua Lipës dhe Cher në ceremoninë e përvitshme që zhvillohet në Klivlend të Ohajos në muzeun “Rock&Roll Hall of Fame”.

Ylli i muzikës Pop me origjinë nga trojet shqiptare performoi në krah të yllit 78-vjeçar të të njëjtit zhanër, këngën e kësaj të fundit “Belive”.

Të dyja këngëtaret janë pjesë e historisë së muzikës Pop, njëra si përfaqësuesja e gjeneratë së re, ndërsa tjetra si pjesë e së vjetrës.

Nëpër media është përfolur shpesh se Cher dhe Dua Lipa nuk kanë asnjë konsideratë për njëra – tjetrën, por kjo paraqitje së bashku vërtetoi krejt të kundërtën dhe pati mjaft sukses./E.Ç

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *