Rikthehet magjia e Champions League, spikat Real-Dortmund dhe Juventus-Stuttgart

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Këtë të martë rikthehet magjia e Champions League.

Sot do të luhen nëntë ndeshjet e para të raundit të tretë të këtij kompeticioni.

Në orën 18:45 do të luhen dy takime, Milan-Club Brugge dhe Monaco-Crvena Zvezda.

Sa i përket ndeshjeve që do të nisin me fillim nga ora 21:00, spikat përballja mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit, një ripërsëritje e finales së sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve.

‘Los Blancos’ do synojnë ta lënë prapa krahëve humbjen e hidhur që pësuan ndaj Lille në raundin e dytë, teksa Borussia Dortmundi për ta vazhduar serinë pozitive të rezultateve, ku pas dy xhirove kanë grumbulluar gjashtë pikë.

Duel tjetër interesant pritet të jetë edhe ai mes Juventusit dhe Stuttgartit që do të zhvillohet në ‘Allianz Stadium’.

Gjiganti italian do të synojë ta vazhdojë serinë perfekte të rezultateve në këtë edicion të ri të Ligës së Kampionëve, teksa gjermanët e Stuttgartit do të kërkojnë fitoren e parë pas humbjes ndaj Real Madridit dhe barazimit në shtëpi ndaj Sparta Prahës.

Nga ora 21:00 do të luajnë edhe Arsenal-Shakhtar Donetsk si dhe PSG-PSV ku ‘Topçinjtë’ dhe parisienët llogariten favoritë absolut në letër.

Ndeshjet që do të zhvillohen sot:

18:45 Milan – Club Brugge

18:45 Monaco – Crvena Zvezda

21:00 Arsenal – Shakhtar

21:00 Aston Villa – Bologna

21:00 Girona – Slovan Bratislava

21:00 Juventus – Stuttgart

21:00 PSG – PSV

21:00 Real Madrid – Borussia Dortmund

21:00 Sturm – Sporting

The post Rikthehet magjia e Champions League, spikat Real-Dortmund dhe Juventus-Stuttgart appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *