Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Trajneri i Dortmund, Nuri Sahin në konferencë për shtyp kërkoi nga skuadra që të jetë e bashkuar në sfidën ndaj Real Madrid në Champions League.
Ndeshja në “Bernabeu” sipas teknikut turko-gjerman do të jetë e një vështirësie të lartë dhe vetëm kompaktësia e grupit mund të arrijë rezultatin pozitiv ndaj Los Blancos.
“Ne mund të arrijmë objektivin vetëm si kolektiv kundër këtij ekipi të Real Madridit. Djemtë e dinë se çfarë na pret atje. Ne duam të jemi të guximshëm dhe të përfitojmë sa më shumë nga dy ndeshjet e fundit të Champions League.”
Për mënyrën se si të përballemi me Realin: “Ne duam të përballemi me Real Madridin duke luajtur futbollin tonë. E nisëm mirë rrugëtimin dhe duam të vazhdojmë” – tha Sahin.
The post Real-Dortmund/ Sahin: E dimë ç’na pret në “Bernabeu”, vetëm të bashkuar ia dalim appeared first on GIJOTINA.
