Manaj pjesë e 11-shes më të mirë në Superligën turke

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Rei Manaj është pjesë e formacionit të javës në Superligën turke. “Sofascore” ka vlerësuar sulmuesin lushnjar pas dopietës së realizuar kundër Hatajspor.

Këto të fundit fituan 3 me 2 në shtëpi duke u rikthyer te tri pikët pas tri javësh. Pikërisht atëherë nuk ka qenë i pranishëm Manaj, që po rikuperohej nga dëmtimi.

Statistikat e sulmuesit të Kombëtares shqiptare e vendosën atë përkrah Ikardit. Kjo pasi dhe argjentinasi realizoi dopietë për të ndihmuar Gallatasarain në rrugën e fitores.

Manaj ndërkohë e pati golin e tretë në këtë sezon. Është aktivizuar përgjatë gjashtë ndeshjeve, teksa kanë kaluar nëntë javë kampionat.

Formacioni i javës së nëntë në Superligën turke

The post Manaj pjesë e 11-shes më të mirë në Superligën turke appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *