Akuzat e SPAK, Kryemadhi: Kam dorëzuar 8 mijë faqe me dokumente dhe ekspertizë financiare, “karma is a bitch”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi rrëzoi akuzat e Prokurorisë së Posaçme ndaj saj në procedimin penal që çoi pas hekurave bashkëshortin Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat nga selia e Kuvendit, Kryemadhi tha se ka dorëzuar në SPAK mbi 5 mijë faqe dokumente lidhur me pasuritë e saj dhe mbi 3 mijë dokumente lidhur me të ardhurat e së ëmës, shoqëruar me ekspertizë financiare. Por, sipas saj, asnjë nga këto prova nuk është marrë parasysh nga prokuroria në akuzën e ngritur ndaj saj.

Ajo u shpreh se procesi gjyqësor ndaj saj është politik dhe vjen pas denoncimit të saj për inceneratorët. Për këtë çështje u shpreh e zhgënjyer nga hetimet e SPAK duke theksuar se “të ndaluar janë fundi i kavallit”.

Ajo deklaroi se personat e pyetur si dëshmitarë në procesin ndaj saj, të huaj dhe shqiptarë , “janë rrëmbyer, zhveshur, intimiduar, kërcënuar dhe u kanë kërkuar të japin dëshmi të rremë. “Dhe ne për hir të sekretit hetimor nuk kemi folur”, shtoi.

Lidhur me akuzat se e SPAK se Kryemadhi dhe Meta “nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro”, ajo u shpreh se “ndihet shumë e fyer”.

Teksa shpjegoi operacionet që sipas saj, ka kryer ajo, Meta dhe një prej fëmijëve për shkak të problemeve shëndetësore, ajo bëri një krahasim me familjen e kryeministrit.

“A e deklaruar Rama operacionin e fëmijës së vetë kur e paskur me kancer, ku e ka bërë si e ka bërë, a e ka hetuar SPAK-u këtë gjë”.

Lidhur me banesën e blerë nga e ëma e saj, për të cilën SPAK thotë se është me prejardhje nga para të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i Kryemadhit dhe Metës, ajo u shpreh se e ëma e saj “ka ardhur në Tiranë që në 1953”. Teksa renditi detyrat që ka mbajtur e ëma, nga fusha e mjekësisë deri te puna në Gjykatën e Lartë, Monika Kryemadhi shpjegoi se mamaja e saj ka pasur të ardhura të mjaftueshme për blerjen e banesës.

Në fund të deklaratës së saj, ajo tha bëri dhe një paralajmërim.  “Karma is a bitch”, u shpreh.

Në përditësim…

The post Akuzat e SPAK, Kryemadhi: Kam dorëzuar 8 mijë faqe me dokumente dhe ekspertizë financiare, “karma is a bitch” appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *