Shtatë gola në nëntë paraqitje mes La Liga, Kupës së Mbretit dhe Superkupës Europiane: ky është bilanci i tre muajve të parë të Kylian Mbappé me fanellën e Real Madridit. Megjithatë, këto statistika pozitive janë shoqëruar me performanca që nuk kanë qenë gjithmonë mbresëlënëse. Këtë çështje e prekin edhe fjalët e Luis Enrique (të përmendura në dokumentarin ‘No teneis ni **** idea’) drejtuar francezit, të cilit trajneri i PSG-së, në sezonin e kaluar, i kërkonte më shumë sakrificë në termat e presingut. Në këtë aspekt, nuk mungoi qëndrimi i Carlo Ancelotti për lojtarin e lindur në vitin 1998.
Luis Enrique për Mbappé: “Duhet të bësh presing”
“Ti duhet të japësh shembullin për ekipin,” i kishte thënë Luis Enrique Mbappé-së para ndeshjes ndaj Barcelonës, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve 2023-24. “Do të duhet të bësh presing dhe të markosh Cubarsì gjatë gjithë ndeshjes për ta ndaluar atë të avancojë. Pastaj do të duhet të sulmosh Ter Stegen për ta detyruar të luajë me shpejtësi. Në këtë mënyrë do të bëhesh lider”.
Lexo më tej: Skandali/ Mediat suedeze akuzojnë Mbappé për pérdhunimin e një gruaje
Ancelotti: “Mbappé duhet të shënojë”
“Ai që kërkoj nga Mbappé është e njëjta gjë që kërkoja nga Benzema,” tha Ancelotti në një konferencë për shtyp. “Të pozicionohet mirë sa herë që rimarrim topin dhe të kalojë shpejt në sulm. Detyra e tij është të shënojë, jo të merret me presingun.”
The post Ancelotti e Luis Enrique përplasen për detyrat e Mbappé: “Më mjafton të bëjë gol” appeared first on Lapsi.al.
