Sherr mes dy shqiptarëve në Greqi, njëri plagoset me pushkë deti

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një grindje mes dy shtetasish shqiptarë në Kos ka përfunduar me plagosjen e ndërsjellë të tyre.

Ende nuk janë zbardhur arsyet e sherrit mes 42-vjeçarit dhe një 35-vjeçarit.

Mirëpo, i pari e ka sulmuar këtë të fundit me shtizë e goditur nga pushka e detit, duke i shkaktuar lëndime të lehta, ndërsa 35-vjeçari ka goditur kundërshtarin në kokë, duke e plagosur më rëndë.

Të dy u dërguan në spitalin e ishullit ku 42-vjeçari qëndroi për mjekim dhe do të ekzaminohet nga një mjek.

Shqiptarët e përfshirë janë arrestuar nga Policia e Sigurimit e cila ndaj të dyve ka ngritur kallëzim për lëndim të rrezikshëm trupor, ndërsa ka konfiskuar edhe pushkën e detit më shtizë të gjetur në vendin e sherrit.

 

The post Sherr mes dy shqiptarëve në Greqi, njëri plagoset me pushkë deti appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *