Nuk ka qetësi për Erion Veliajn, sot mbahet protesta e 30-të para Bashkisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Protestat e opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës nuk kanë ndalur.

Sot pritet të zhvillohet protesta e radhës kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Protesta do të nisë rreth orës 11:00 përpara bashkisë së Tiranës.

Qytetarët do të kërkojnë sërish dorëheqjen e Erion Veliajt për shkak të dosjes “5D” që lidhet me arrestimin e drejtorëve dhe pas skandalit me aferën e inceneratorëve.

Kjo është protesta e 30-të e opozitës, e cila drejton gishtin nga korrupsioni dhe aferat në Bashkinë e Tiranës.

Për protestën e sotme, edhe kryetari i PD-së Sali Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje masive.

“Garantoj shqiptarët se ligji dhe vetëm ligji, barazia para ligjit është qëllim madhor i programit të PD-së. Garantoj shqiptarët se forcë në botë që të mbajë në këmbë për një kohë të gjatë këtë diktaturë të urryer nuk ka.

Kombet kanë triumfuar gjithmonë mbi diktatorët, pavarësisht kush i ka mbështetur ata. Nesër në ora 11, të gjithë tek Bashkia. Ta nxjerrim për zverku kryehajdutin e kryeqytetit, këtë monstër njerëzore që ka vjedhur qindra milionë euro qytetarëve shqiptarë.

Ta përzëmë nga Bashkia. Fitorja është e jona. Është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë. Fitore, fitore, fitore!”, theksoi Berisha.

The post Nuk ka qetësi për Erion Veliajn, sot mbahet protesta e 30-të para Bashkisë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *