Berisha: Kudo që lëviz Rama dhe hajdutët e tij duhet ta rrethojmë me protesta

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve kudo që janë që të reagojnë ndaj përfaqësuesve të rilindjes dhe kryeministrit Edi Rama, kudo që ata të shkojnë.

Ai përshëndeti protestën e sotëm të qytetarëve në New York, duke u thënë se shqiptarët në Nju Jork. Kryedemokrati tha se diaspora dha mesazhin se Rama është një diktator i urryer që ka zbrazur Shqipërinë si asnjë pushtim tjetër.

Fjala e Berishës:

“Kundër kryehajdutit të kombit dhe e strukën, e zverdhën aty ku ishte futur. Mirënjohje vëllezër dhe motra, beteja juaj për Shqipërinë, beteja juaj për kombin është oguri i fitores tonë. Të dashur miq, sot qindra e qindra shqiptarë, atdhetarë, patriotë, të cilët nuk mundet kurrë të pranonin tradhtarin më të madh të historisë së kombit, argatin publik të Aleksandër Vuçiçit, njeriun që duke shkelmuar gjakun e dhjetëra po dhe qindra e mijëra shqiptarëve të rënë gjatë një shekulli për lirinë e Kosovës, pavarësinë e saj, kërkonte ta ndante copë copë me Beogradin, vetëm e vetëm për të plotësuar dëshirat, për të zbatuar projektet ogurzeza antishqiptare të racistëve serbomëdhenj në Beograd.

Sot shqiptarët në Nju Jork, metropolin e SHBA dhe të botës, i dhanë mesazhin më të shkëlqyer shqiptarëve se Edi Rama, ky kryehahajdut i kombit, ky armik i egër që ka zbrazur Shqipërinë sa asnjë pushtim tjetër, në SHBA nuk mund të pritet veçse me protesta. Me protesta të fuqishme. Dhe ata u treguan qytetarëve të Nju Jorkut, por edhe zyrtarëve të SHBA se miku i Aleksis Sorosit është armik i egër i kombit shqiptar. Dhe se ai, është një diktator i urryer nga çdo shqiptar i vërtetë. Kudo që lëviz Edi Rama ta rrethojmë me protestë, të pritet siç meriton hajduti, të pritet siç e meriton tradhtari i kombit. Kudo që rend Mazniku i tij, vezë dhe domate surratit pa ia kursyer. Të pritet, siç ia pritën kryehajdutit në Nju Jork. Kudo që të shkojë Lubi Balluku, të pritet siç e meriton. Kjo hajdute që ndërton rrugë duke ndarë para me Edi Ramën me çmime 10 herë më të larta se në Kroaci.

Kudo që të shkojë Ulziu, të pritet siç e meriton. Sepse i ka shndërruar burgjet në shtëpi publike për t’u pasuruar vetë dhe soji i tij. Miq, kjo është beteja jonë me diktaturën, kjo është rruga e fitores. tha Berisha.

The post Berisha: Kudo që lëviz Rama dhe hajdutët e tij duhet ta rrethojmë me protesta appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *