Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një 21-vjeçari ka përplas për vdekje një këmbësor në lagjen Draçin në Shkodër. I moshuari i përplasur ka humbur jetën në vendngjarje.
Njoftimi:
Rreth orës 19:35, në lagjen Draçin, shtetasi V. D., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin P. B., 70 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
Shtetasi V. D., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
The post Aksident në Shkodër, 21-vjeçari përplas për vdeκje këmbësorin appeared first on Lapsi.al.
