Opozita bllokon foltoren e kuvendit, ndizen zhurmueset në sallë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Seanca e sotme plenare ka nisur menjëherë me protestën e deputetëve të PD që nuk janë të përjashtuar. Sapo janë futur në sallë, ata kanë bllokuar foltoren dhe kanë ndezur zhurmuese, për të mos lejuar socialistët që të flasin nga foltorja.

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD u mor vendimi që deputetët që nuk janë përjashtuar të marrin pjesë në seancë, por të vazhdojnë aksionin opozitar duke mos lejuar normalitet në seancë.

Ndërsa deputetët e tjerë janë të angazhuar në terren për protestën e ditës së nesërme e cila do të shtrihet në disa rrugë të Shqipërisë.

The post Opozita bllokon foltoren e kuvendit, ndizen zhurmueset në sallë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *