U rrëzua në stërvitje, humb jetën Matilde Lorenzi: skiatorja premtuese ishte 19 vjeç

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një talent i madh e premtues i sportit italian të skive shuhet papritur. Me origjinë nga Piemonte, Matilde Lorenzi, e cila do të mbushte 20 vjeç muajin tjetër, ka ndërruar jetë pas një rrëzimi tragjik gjatë një stërvitjeje. Ndarja e saj nga jeta u njoftua këtë mëngjes nga Ministria e Mbrojtjes në X. “Ministria e Mbrojtjes dhe Ministri Guido Crosetto shprehin ndjenjat e ngushëllimit më të thellë dhe i bashkohen në një përqafim simbolik familjarëve dhe kolegëve të oficeres Matilde Lorenzi, sportiste e Ushtrisë dhe një talent premtues i skive italiane, që ka ndërruar jetë tragjikisht si pasojë e një aksidenti shumë të rëndë gjatë një seance stërvitore”. Këtë e ka shkruar Ministria e Mbrojtjes në një postim në X, duke konfirmuar lajmin e trishtuar.

Atletja u rrëzua gjatë stërvitjes në pistën Gravald G1 në Val Senales, në Alto Adige. Gjendja e saj pas aksidentit ishte cilësuar tepër e rëndë. Matilde Lorenzi, megjithatë përpjekjen e mjekëve, nuk ia doli dot.

Lexo më tejVideo/ Frikë në Bormio: traumë faciale për skiatorin Kosi, me urgjencë në spital

Dinamika e rrëzimit tregoi se skitë e kampiones së re u përhapën në akull, dhe fytyra e saj goditi fort dëborën. Ajo u transportua me urgjencë me helikopter në spitalin “San Maurizio” të Bolzanos.

The post U rrëzua në stërvitje, humb jetën Matilde Lorenzi: skiatorja premtuese ishte 19 vjeç appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *