U mbyt në Drinin e Zi në Kukës/ Identifikohet viktima

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Është identifikuar viktima që u gjet i mbytur në lumin Drini i Zi në Kukës.

Bëhet fjalë për L. N., 55 vjeç, banues në fshatin Oreshkë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Familjarët kishin raportuar humbjen e tij më 27 korrik në Komisariatin Nr. 5 në Tiranë. Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Në një komunikim për mediat, policia e Kukësit njoftoi:

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për gjetjen e trupit të pajetë të një shtetasi të paidentifikuar, në ujërat e lumit Drini i Zi, bëjme me dije se: Nga verifikimet rezultoi se trupi i pajetë i përket shtetasit L. N., 55 vjeç, banues në fshatin Oreshkë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Familjarët e 55-vjeçarit kanë kallëzuar më datë 27.07.2025, në Komisariatin e Policisë Nr. 5, Tiranë, për largimin e tij nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të”.

The post U mbyt në Drinin e Zi në Kukës/ Identifikohet viktima appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: