Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Thasët e Buxhetit të Shtetit vazhdojnë të shkojnë te familja e kryetares së Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, përmes tenderëve abuzivë.
Policia e Shtetit ka dhënë rekord tenderësh ndaj familjes Sako, me dy kontrata me vlerë 5 milionë euro, për marrjen e makinave me qira, me një çmim prej 34 mijë euro për një makinë për 4 vite përdorim.
Loti i Parë: blerje automjetesh “4+1 vende”, vlerë totale 1.1 milionë euro me TVSH.
Loti i Dytë: automjete SUV “4+1 vende”, vlerë totale 645 mijë euro me TVSH.
Loti i Tretë: 1 minibus “15+1 vende”, vlerë 54 mijë euro me TVSH.
Përmes një pazari paraprak me drejtuesit e institucioneve shtetërore, tenderët shpallen fitues për kompanitë “Mektrin Motors” dhe “EUROCAR Rentals” pa garë reale, ose me gara fiktive.

The post “Mektrin Motors” e kryebashkiakes Sako përlan 5 milionë Euro nga policia dhe 1.7 milionë nga ministria appeared first on GIJOTINA.
