Aksion policor në Durrës, shoqërohen disa persona me rrezikshmëri të lartë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një operacion i madh policor po zhvillohet këtë mbrëmje në zonën e Shkozetit në Durrës.

Mësohet se janë shoqëruar disa persona, të cilët konsiderohen me rrezikshmëri të lartë.

Në këtë aksion janë angazhuar një numër i madh policësh nga sektorë të ndryshëm të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës.

Sipas policisë, operacioni vijon me qëllim goditjen e grupeve kriminale dhe rritjen e sigurisë në qytet.

The post Aksion policor në Durrës, shoqërohen disa persona me rrezikshmëri të lartë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: