Aksident i rëndë në Kosovë, humb jetën e mitura! Lëndohen 4 persona

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kosovë, fshatin Zabel i Ulët të Drenasit, ku si pasojë ka humbur jetën një e mitur, ndërsa katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ngjarja u raportua rreth orës 17:00, sipas policisë së Kosovës dhe në aksident është përfshirë një automjet.

Ekipi mjekësor që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend, ndërsa të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

The post Aksident i rëndë në Kosovë, humb jetën e mitura! Lëndohen 4 persona appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: