Vodhën sende elektrike në Ksamil, përfundojnë në pranga katër shtetas francez

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Vijojnë goditjet ndaj krimeve kundër pronës.

Si pasojë janë arrestuar 4 shtetas francezë të identifikuar si Perez Kais, Hatim Kaddouri, Yassine Neggah dhe Bakany Samassa pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë vjedhur disa sende elektrike, shishe me pije alkoolike, si dhe kanë dëmtuar me mjet prerës një mjet lundrues të llojit “gomone” në qytetin e Ksamilit.

Blutë kanë sekuestruar sendet e vjedhura në cilësinë e provës materiale.

The post Vodhën sende elektrike në Ksamil, përfundojnë në pranga katër shtetas francez appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: