Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Gjykata e Posacme me kërkesë të SPAK, ka zgjatur edhe tre muaj të tjerë afatin e hetimeve për Eria Agon, ish-partneren e Safet Bajrit, i njohur si i forti i Dobracit. Ago, dyshohet nga SPAK se ka larguar nga vendi i ngjarjes, autorët e vrasjes së Fatbardh Licit.
Për këtë ngjarje, janë arrestuar, Safet Bajri, Behaer Bajri dhe krahu i djathtë i klanit kriminal Bajri, Astmer Bilali. Sipas prokurorisë, Lici u vra për shkak të përplasjes mes grupeve. Viktima është xhaxhai i Ibrahim Licit, kundërshtarit të përbetuar të Bajrave, që ndodhet në kërkim ndërkombëtar.
The post GJKKO zgjat me 3 muaj afatin e hetimeve për ish-partneren e Safet Bajrit appeared first on Lapsi.al.
