Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës.
“Neni 62 nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por interpretohet në pajtim me të. Shkarkimi pa shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe antikushtetues.
Kushtetuta mbi ligjin! Neni 115 është filtër i detyrueshëm për çdo shkarkim.
Neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore interpretohet vetëm brenda kornizës së nenit 115 të Kushtetutës”, thuhet në ankimimin e Veliajt.
The post Erion Veliaj kundërshton shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës appeared first on Lapsi.al.
