Kishte 3 urdhër-mbrojtje nga i biri, kush është 65-vjeçari që u gjet i vrarë në Tale të Lezhës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Personi që shihni në foto është 65-vjeçari Gjergj Tusha, i cili një ditë më parë u gjet i vrarë me armë zjarri në Tale të Lezhës.

Viktima përgjatë viteve të fundit ishte pajisur me tre urdhër-mbrojtje nga i biri, për shkak të konflikteve familjare.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, e cila deri më tani mbetet pa autor.

Trupi i pajetë i Tushës u gjet nga policia në breg të lumit të Matit, me shenja dhune dhe një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit.

65-vjeçari ishte raportuar i humbur nga vajza e tij gjatë pasdites së djeshme, ndërsa pas disa orësh kërkime u gjet i vrarë.

The post Kishte 3 urdhër-mbrojtje nga i biri, kush është 65-vjeçari që u gjet i vrarë në Tale të Lezhës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: