Kërcënoi dhe goditi efektivin, lihet në burg njëri prej djemve të Valbona Selimllarit, detyrim paraqitje për tjetrin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Tiranës la në burg 21 vjeçarin Deni Selimllari dhe caktoi masën detyrim paraqitje për vëllain e tij Kejn Selimllari, të cilët u arrestuan dy ditë me parë pasi goditën një punonjës policie.

Gjyqtarja e çështjes Olkeda Lice miratoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani, për të lënë në qeli djalin e madh të Valbona Selimllarit dhe që të caktonte masën e lehtë ndaj djalit të vogël.

Prokurori i çështjes vlerësoi veprimet e të dyve dhe mori parasysh moshën e të rinjve, për këtë arsye kërkoi masë më të lehtë për 18 vjeçarin.

Dy vëllezërit në momentin që u shoqëruan në komisariatin e policinë, kanosën punonjësit e policisë, dëmtuan derën e shoqërimit dhe thyen kamerën e sigurisë.

The post Kërcënoi dhe goditi efektivin, lihet në burg njëri prej djemve të Valbona Selimllarit, detyrim paraqitje për tjetrin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: