Vllaznia U-16 shpallet kampione, mposht Tiranën në finale

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Vllaznia ka fituar titullin kampion në kampionatin për moshat U-16 për sezonin 2025/2026, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm në futbollin e moshave.

Skuadra shkodrane siguroi vendin e parë pas javës së fundit të kampionatit, teksa triumfoi 2-1 ndaj Tiranës në stadiumin “Reshit Rusi”, në një përballje direkte që vendosi edhe fatin e titullit. Me këtë fitore, Vllaznia mbylli sezonin në krye të renditjes me 42 pikë, duke lënë pas Tiranën me 39 pikë.

Ecuria e qëndrueshme gjatë gjithë edicionit dhe paraqitjet pozitive në ndeshjet vendimtare i siguruan skuadrës shkodrane trofeun e kampionit në mënyrë të merituar.

Pas përfundimit të takimit u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut, ku kupën për Vllazninë e dorëzoi anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Armando Cungu, i cili përgëzoi futbollistët dhe stafin teknik për suksesin e arritur.

The post Vllaznia U-16 shpallet kampione, mposht Tiranën në finale appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: