Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Pas ngjarjes së rëndë, ku brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja, ka reaguar edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.
Delegacioni deklaron se e dënon me forcë këtë akt kriminal, dhe vë theksin te siguria e nevojshme në sallat e gjyqit.
“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri është i tronditur nga akti i dhunës që çoi në vrasjen e gjyqtarit Kalaja dhe plagosjen e dy qytetarëve shqiptarë. Ne e dënojmë me forcë këtë akt kriminal.Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen e gjyqtarit Kalaja. Kjo tragjedi nënvizon nevojën e ngutshme që Shqipëria të rrisë sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë në sallat e gjyqit. Bashkimi Evropian mbetet i palëkundur në mbështetjen e konsolidimit të reformës në drejtësi dhe të forcimit të sundimit të ligjit në vend”, ka deklaruar Delegacioni i BE në Shqipëri.
The post Vrasja e gjyqtarit, reagon BE: Ne e dënojmë me forcë këtë akt kriminal! appeared first on Lapsi.al.
