Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kurbin, ku një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, më datë 06.10.2025, rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Mamurras–Milot”, automjeti që drejtohej nga shtetasi Ervis Kalthi, 38 vjeç, ka përplasur këmbësorin Vladimir Leka, 43 vjeç, i cili ndodhej duke kaluar rrugën.
Për shkak të plagëve të marra nga përplasja, shtetasi Vladimir Leka ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, Ervis Kalthi, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.
“Më datë 06.10.2025, rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Mamurras–Milot”, automjeti që drejtohej nga shtetasi E. K., 38 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin V. L., 43 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi V. L. ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – deklaron policia. /LAPSI.al
The post Aksident i rëndë në aksin Mamurras – Milot, ndërron jetë një këmbësor appeared first on Lapsi.al.
