“Martoj vajzën dhe jam i lumtur!’ Zbulohet biseda e fundit e gjyqtarit Astrit Kalaja para se të vritej

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Shqipëria u trondit dje (6 tetor) nga një ngjarje tepër e rëndë, ku brenda sallës së gjyqit u vra me armë zjarri gjyqtarit, Astrit Kalaja.

Ai u qëllua nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjykatës së Apelit.

Ndërkohë një gjyqtar ka rrëfyer bisedën e fundit me Astrit Kalaja, para seancës që do të ishte e fundit për të.

“Martoj vajzën dhe jam i lumtur. Mezi e pres atë ditë”, kanë qenë fjalët e gjyqtarit të ndjerë.

Ka diskutime që ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të gjyqtarit që u vra në krye të detyrës të bëhet ceremoni shtetërore ditën e mërkurë.

Vrasja

Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit pasditen e së hënës pasi shpalli një vendim për një konflikt pronësie, në një ngjarje të paprecedentë që u shoqërua me tronditje dhe shqetësime për sigurinë e sistemit gjyqësor.

Sipas Policisë së Tiranës, autor i ngjarjes dyshohet se është Elvis Shkëmbi, 30 vjeç dhe palë në procesin gjyqësor. Shkëmbi ka plagosur gjithashtu kundërshtarët e tij në proces, babë  e bir.

The post “Martoj vajzën dhe jam i lumtur!’ Zbulohet biseda e fundit e gjyqtarit Astrit Kalaja para se të vritej appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: