Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Policia ka zbardhur emrat e të gjithë personave të arrestuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ditën e djeshme në Gjykatën e Apelit. Mësohet se në pranga për vrasje, plagosje si dhe armëmbajtje pa leje ka rënë Elvis Shkëmbi.
Ndërsa xhaxhai i tij Gjon Shkëmbi akuzohet po ashtu për vrasje dhe plagosje, për shkak se dyshohet që ka qenë në dijeni të planeve të nipit për të kryer vrasjen. Ndërsa punonjësi i sigurisë së Gjykatës, Banush Koxhaj është vënë në pranga për akuzën shpërdorim i detyrës.
Pjesë nga njoftimi i Policisë:
Në përfundim të të gjitha veprimeve proceduriale, u bë arrestimi në flagrancë sipas veprave penale si më poshtë:
• Elvis Shkëmbi, 30 vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
• Gjon Shkëmbi, 56 vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim;
• Banush Koxhaj, 63 vjeç, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”;
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me tre fishekë, e përdorur nga autori, si dhe prova të tjera materiale të gjetura gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, që i shërbejnë dokumentimit të kësaj ngjarjeje.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
The post Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Zbardhen emrat e të arrestuarve, ja akuzat appeared first on Lapsi.al.
