“Sunday League”, Barrikada FC me ekip të rinovuar, një skuadër me zemër, pasion dhe dëshirë për fitore

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sikurse është bërë traditë, tetori i çdo viti shënon fillimin e ligës amatore “Sunday League”, një kompeticion me mbështetjen dhe certifikimin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).
Edhe këtë sezon formula e kampionatit do vijojë të ketë të njëjtin format. Ekipet pjesëmarrëse do jenë të ndara në dy grupe dhe në fund dy fituesit do përballen në finale.

Ekipi i “Barrikada FC” do jetë sërish pjesëmarrës me një ekip tërësisht të rinovuar në përbërje nga porta në sulm.

Veç afrimeve të reja, këtë sezon bie në sy afrimi i trajnerit Ardit Biba, ish ndihmës i teknikut Armando Cungu ne futbollin profesionist. Gjatë gjithë verës Biba ka zhvilluar një fazë të gjatë stërvitore me qëllim evidentimin e lojtarëve të cilët ai i konsideron të denjë për të përfaqësuar denjësisht ekipin.

A do të jetë Barrikada ekipi pretendent për fitimin e titullit këtë sezon?! Këtë gjë mbetet ta tregojë fusha!

The post “Sunday League”, Barrikada FC me ekip të rinovuar, një skuadër me zemër, pasion dhe dëshirë për fitore appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje: