Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kryetari i Gjykatës së Posaçme Erjon Bani ka deklaruar ditën e sotme se gjykatat nuk duhet që të lihen në këtë situatë. Pas homazheve në nder të Astrit Kalasë, Bani ka theksuar se gjykatat duhet që të kenë godina të reja, duke shtuar se këtë kërkesë e kanë bërë shumë kohë më para.
“Nuk mund të lihen Gjykatat në këtë situatë, godinat duhen të reja. E kemi kërkuar këtë më herët këtë. Ky duhet të jetë moment reflektimi për të gjithë,” tha shkurtimisht Bani.
The post Kreu i GJKKO: Godinat duhen të reja, ky duhet të jetë moment reflektimi appeared first on Lapsi.al.
