“Sa hapja ashensorin, e gjeja…” Rozana Radi tregon tmerrin që ka përjetuar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Këngëtarja Rozana Radi, në emisionin “Goca dhe Gra” mbrëmjen e djeshme, rrëfeu një histori të rëndë personale, ku u përball me përndjekje intensive nga një person.

Ajo tregoi se e kishte denoncuar fillimisht, dhe ai ishte dënuar me një vit burg. Por sapo doli nga burgu, përndjekja rifilloi. Sipas Rozanës, aktualisht ky person, pas daljes së tij nga burgu për herë të dytë, kishte nisur të përndiqte një juriste dhe tashme ndodhet në qeli.

“Një person më përndiqte, sa hapja ashensorin e gjeja aty. Pyeta nëse mund të mbaja ndonjë sprej, por më thanë se është e palejueshme. Djali u mor nga policia dhe u dënua një vit, sapo doli filloi përsëri përndjekjen dhe u rikthye sërish në burg se unë bëra kallëzim. Sot sapo ka dalë nga burgu ka përndjekur një juriste. Unë fillova të mos jetoja, shikoja në çdo moment mos e kisha pas. falë zotit policia mu gjend pranë dhe sot jam pak më e qetë”, tregoi Rozana Radi. m.p.

Shpërndaje: