Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Është publikuar Exit Poll-i ekskluziv i Klan Kosovës. Sipas sondazhit të realizuar në bashkëpunim me PIPOS, në Pejë: Gazmend Muhaxheri renditet i pari me 47.52%

Agim Aliu, kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, është projektuar si fitues me të herën e parë.

Exit-Polli i Klan Kosova, në bashkëpunim me PIPOS, ka projektuar Ardian Gjinin, kandidat i AAK-së për kryetar të komunës së Gjakovës, fitues qysh në raundin e parë.

I dyti në këtë projektim ka dalë Ardian Gola i VV-së.
Rezultatet për Prizrenin: Exit Poll-i i Klan Kosovës e nxjerrë Totajn me 46.14%.

Exit-Polli i Klan Kosova, në bashkëpunim me PIPOS, ka projektuar që Gjilani do të shkojë në balotazh mes Alban Hysenit të LVV-së dhe Arbër Ismajlit të LDK-së.
Komunën e Mitrovicës e fiton Arian Tahiri i PDK-së bazuar në rezultatet e Exit Poll-it të publikuara ekskluzivisht në Klan Kosova.

I dyti është renditur Faton Peci i LVV-së.
Exit Poll-i i Klan Kosovës: Përparim Rama dhe Hajrulla Çeku në balotazh.

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Del një tjetër exit-poll, kush i kryeson sondazhet appeared first on Lapsi.al.
