Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Pas disa muajsh hetimesh dhe procesesh gjyqësore që kanë tërhequr vëmendjen e mediave, gjykata australiane ka shpallur përfundimisht të pafajshme Belina Pupën. Ajo akuzohej për kultivim të lëndëve narkotike, pas gjetjes së 43 bimëve kanabisi në një pronë të regjistruar në emrin e saj.
Gjykata e Magjistraturës në Adelaide rrëzoi të gjitha akuzat, duke vendosur që Pupa të mos ndiqet më penalisht.
Gjykata pranoi argumentin e mbrojtjes, duke theksuar se përgjegjësia ligjore nuk mund të bjerë mbi pronarin e një pasurie kur veprimet e paligjshme janë kryer nga persona të tjerë, pa dijeninë e tij.
Ky përfundim i jep fund një periudhe të vështirë për Belina dhe Vis Pupën, të cilët kanë qenë në qendër të vëmendjes publike për muaj të tërë. m.p.
