“Forca Agustin Kola!” Reagimi i FSHF-së për legjendën e Tiranës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Legjenda e Tiranës dhe futbollit shqiptar, Agustin Kola, po kalon ditë të vështira në spital. Ish-futbollisti bardheblu është diagnostikuar me ulçerë në stomak.

Kola mbetet i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Nën kujdesin e mjekëve, gjendja paraqitet e stabilizuar aktualisht.

66-vjeçari është figurë e dashur për tifozët bardheblu. Karriera e tij u fokusua vetëm te Tirana në Shqipëri, ndërsa në Greqi kontribuonte te Egaleo. Së fundmi ka reaguar edhe FSHF duke i uruar shërim të shpejtë.

gijotina.com/

The post “Forca Agustin Kola!” Reagimi i FSHF-së për legjendën e Tiranës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: