Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ish Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të mbetet në burg. Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e tij për t’u liruar nga qelia.
Avokati i tij, Kujtim Cakrani në një dalje për mediat theksoi se sot gjykata krijoi një precedent; “I kërkuam gjykatës shuarjen e masës së sigurimit, pasi ka plotësuar të gjitha kriteret e bazuara në ligj. Problemi është se ne bëjmë kërkesa të bazuara. Por gjykata nuk i merr parasysh. Më në fund dëgjon prokurorët që flasin dy minuta. Sot Gjykata ka krijuar një precedent, mbajtjen pa ligj të presidenti në qeli. Ne nuk e dimë se kur do të përfundojë seanca, apo ky gjyq. Do e kalojë apo do e kthejë për gjykim, se dimë se çfarë do të ndodh. Jemi në errësirë totale. Gjykata e rrëzoi kërkesën tonë, pasi ne nuk e dimë vendimin e arsyetuar. Krijoi precedent të rrezikshëm me zotin Meta. Janë ezauruar afatet për qëndrim në paraburgim. Afati 1-vjeçar u ezaurua dje.”, tha ai.
Kërkesa për shuarje të masës së sigurisë “arrest në burg” u shqyrtua nga gjyqtarja Irena Gjoka. ish-presidenti u arrestua rreth një vit më parë ndërsa kthehej nga Kosova.
The post Meta mbetet në burg, Irena Gjoka rrëzon kërkesën për lirimin nga qelia appeared first on Lapsi.al.
