I shpallur në kërkim për drogë në Kosovë, 44-vjeçari kapet në Tepelenë (Emri)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim nga drejtësia e Kosovës.

Në kuadër të operacionit “Operacionalja 70” është vënë në pranga shtetasi Nelson Shehu, 44 vjeç, i cili është kapur në Tepelenë, teksa akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 70”.

Kapet në Tepelenë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Kosovë, një 44-vjeçar i akuzuar nga Gykata Themelore e Gjakovës, për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 70”, gjatë të cilit u kap në Tepelenë dhe u vu në pranga shtetasi: N. Sh., 44 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 06.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Kosovë.

 

 

The post I shpallur në kërkim për drogë në Kosovë, 44-vjeçari kapet në Tepelenë (Emri) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: