Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Policia ka arrestuar një 46-vjeçar në Korçë. Ai u arrestua pasi u kap me 16 kg kanabis në automjetin, me të cilin po udhëtonte. 46-vjeçari po transportonte lëndën narkotike drejt Greqisë.
Policia ka shpallur në kërkim edhe një 37-vjeçar, i cili është bashkëpunëtori i 46-vjeçarit të arrestuar. Gjatë kontrollit të automjetit policia gjeti në një çantë sportive, 15 pako kanabis të mbështjella me natriban, me peshë totale prej 16 kilogramë. Policia ka shoqëruar të arrestuarin drej ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.
The post Po transportonte 16 kilogramë kanabis drejt Greqisë, arrestohet 46-vjeçari në Korçë appeared first on Lapsi.al.
