Reshjet e shiut përmbytin Shkodrën, ja zonat më të rrezikuara

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Qarku është i Shkodrës është përfshirë nga reshje të dendura shiu, duke shkaktuar disa problematika.

Mbrojtja Civile e Prefekturës raporton se ka përmbytje banesash në njësitë administrative Bushat, Vau Dejës dhe Hajmel, ndërsa lumi Glinë rrezikon daljen nga shtrati dhe per pasoje rrezikon permbytjejen e 1/3 se territorit te qytetit.

Në njësitë administrative Bushat dhe Melgushë, si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve dhe fryrjes së përroskave, është shënuar prani e ujit në disa segmente rrugore, si dhe në disa sipërfaqe tokash bujqësore.

Në njësinë administrative Gur i Zi (qendër) në Shkodër raportohet se po merren masa për pastrimin e urës dhe përroit që ka shkaktuar problematika. Ndërkohë, në bashkinë Fushë Arrëz raportohen rënie gurësh dhe inertesh në rrugë rurale si dhe prezencë e ujit në akse rrugore.

The post Reshjet e shiut përmbytin Shkodrën, ja zonat më të rrezikuara appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: