Arbana Osmani rikthehet në Festivalin e Fundvitit?

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Arbana Osmani me sa duket është një nga emrat e mundshëm që do të drejtojë Festivalin e Fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar.

Burime bëjnë me dije se ditën e sotme ajo është parë në ambientet e RTSH-së, ku ka zhvilluar një takim me drejtuesen e këtij institucioni Eni Vasili.

Më herët është raportuar se Arbana Osmani ashtu sikurse dhe Luana Vjollca kishin dorëzuar pranë organizatorëve platformat e tyre për të marrë në dorë drejtimin e Festivalit.

Kjo nuk do të ishte hera e parë për Arbana Osmanin që drejton këtë eveniment të muzikës në Shqipëri.

Tre vite më parë ajo bëri bujë me ngjitjen e saj në skenën e Pallatit të Kongreseve, teksa ishte në kulmin e popullaritetit si moderatore e Big Brother Vip Albania./ K.M

Shpërndaje: